Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Paratë, vatër bakteresh dhe virusesh, OBSH jep këshilla për përdorimin e tyre

18:56 / March 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dalë në një deklaratë ditët e fundit duke paralajmëruar rrezikun që vjen nga paratë.

Ajo që të gjithë e dimë është se paratë kalojnë duar pas duarsh dhe përmes këtij rrugëtimi marrin shumë baktere dhe viruse.

Pasiguria në më shumë se 90 shtete në lidhje me kontaminimin përmes parave është kthyer në një shqetësim real.

Në Kinë kartëmonedhat po tërhiqen nga banka për t’i drejtuar qytetarët në përdorimin e kartave bankare.

Duke qenë se edhe në Shqipëri janë shënuar 10 personat e parë të prekur nga virusi COVID-19, këto këshilla janë të vlefshme.

Përdorimi i parave është i paevitueshëm, pasi në shumë biznese nuk mundësohet formë tjetër pagese.

Gjithashtu jo të gjithë qytetarët kanë llogari bankare, për të paguar me kartë.

Gjë që e vështirëson së shumti parandalimin e përhapjes së infeksioneve përmes parave.

Por ka diçka që mund të bëhet, për të qenë më të sigurt gjatë kësaj situate.

Edhe pse OBSH nuk ka thënë që COVID-19 transmetohet përmes parave, ajo ka nënvizuar rëndësinë e higjienës.

Këshillat e Rëndësishme nga OBSH

Filloni të paguani, nëse mundeni përmes kartës.

Kështu shmangni krejtësisht përdorimin e parave dhe rrezikun për t’u infektuar nga ndonjë bakter apo virus.

Nëse përdorimi i parave është i pashmangshëm, OBSH këshillon që të lani duart me ujë dhe sapun.

Duhet që të jeni të kujdesshëm me larjen e tyre pas prekjes së lekëve.

Kini kujdes që të mos prekni fytyrën me duart që keni prekur lekët.

AgroËeb.org ju këshillon që para se të konsumoni vaktet duhet që të lani duart me ujë të bollshëm dhe sapun.

Më pas të përdorni dezinfektues ose alkool për të qenë të sigurt./AgroËeb.org

obsh parate virusesh
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në 2050

15:40 / July 12, 2026

OBSH: Vapa ekstreme mund të ketë shkaktuar mbi 1.300 vdekje shtesë në Evropë

12:02 / June 29, 2026

Moti ekstrem, OBSH: Vala e të nxehtit në Europë është emergjencë shëndetësore

21:38 / June 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.