Sali Berisha akuzon qeverinë se po kryen “gjenocid” ndaj shqiptarëve, pasi sot në parlament prezantoi një tjetër taksë ndaj një grupi profesionistësh.
Ish-kryeministri deklaroi se në këtë garë elektorale demokratët kanë përgjegjësi për shkak se në vendoret e 2019-ës, me bojkotimin e zgjedhjet, “ia dorëzuan fitoren në zarf Ramës”.
“Demokratët kanë përgjegjësi pasi bojkotuan zgjedhjet lokale dhe ia dorëzuam me zarf pushtetin Ramës. Ne njohim dhe pranojmë gabimet, e caktuam në statut. Rama mendoi se e kishim formale atë ne, bëri gjithçka duke besuar se ne do i bojkotonim. Ne do marrim pjesë në zgjedhje dhe do fitojmë.
Ne duhet të bashkohemi me çdo shqiptar që ndjen minimumin e dashurisë për këtë vend. Shqipëria nuk ka pasur kurrë më shumë nevojë se për një grimcë dashuri nga ne. Kurrë ndonjëherë nuk është shkretuar me shpejtësi të rrufeshme si këto 8 vite, kurrë nuk ka humbur 35% të popullatës së saj, kurrë nuk ka humbur nëpër Evropë 937 mijë shqiptarë.
Sot kishte ardhur ligji për të larguar profesionistët nga Shqipëria, u vendoste një tjetër taksë 23%, vetëm spastrim. Ky është gjenocid i shqiptarëve ndaj shqiptarëve. Në konventën e OKB thuhet se gjenocid konsiderohet kur ti krijon kushte për largimin e tjetrit, këto janë kushte të llogaritura.
Para dy vitesh mbi 4000 mjekë ikën nga vendi, Rama u thoshte se presin të fillojnë punën. Tani jemi mjekë për frymë si në 1960-ën. Tirana ka shërbim shëndetësor ndër më të këqijtë në botë. Ligji për korsinë e shpejtë në shërbimin shëndetësor, kujtoni se është ambulanca, jo jo, është ai që paguan më shumë nga spitalet. Këto janë mendje të çmendura. Kush e bën këtë, ai që premtoi shëndetësi falas. Shërbimi është për ata që paguajnë”, tha ai.