Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Partia i doli kundër në KAS, kandidatja e PD-së: Jam e shokuar, vota ime u tjetërsua

19:56 / May 30, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
499381692 1281752470182748 5180367491904748589 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike këtë të premte doli kundër kandidatëve të saj, duke i’u rrëzuar ankimet për rinumërimin e votave preferenciale. Kandidatja e PD-së në listën e hapur në Durrës, Ilirjana Kuçana, thotë se kësaj beteje do t’i shkojë deri në fund. Zhgënjimin e shpreh hapur për anëtarët e opozitës në KAS që bashkuan votat me PS, duke thënë se mbeti e shokuar. Ajo tregon se ka fakte që vota e saj është tjetërsuar dhe pasi ka vëzhguar pamjet filmike, ka bërë edhe kërkesën për rinumërimin e votave të saj.

“Dhimbja më e madhe për një kandidat demokrat nuk është se nuk pranohet kërkesa e një kandidati nga anëtarët e KAS të PS, por kur sheh që anëtarët e PD bashkojnë votat me PS, kjo ka qenë një nga ngjarjet që unë personalisht kam qenë e shokuar. Kam pyetur në sallë se si ka mundësi dhe si ka qenë miratimi.

Ka qenë 4 pro dhe 1 kundër. Siç e dini vendimi për numërimin e kandidatëve, e cila pasi ka marrë pamjet filmike, pasi i kam drejtuar KQZ disa kërkesa, të më vendosë në dispozicion proces verbalet, një e drejtë që e ka secili kandidat, akoma nuk i kam. Kam kërkuar sot në KAS që si kandidate për deputete në qarkun e Durrësit, duke parë parregullsitë.

Pas vëzhgimit të pamjeve filmike kam evidentuar ndryshim të vullnetit të qytetarëve durrsakë, kam kërkuar rinumërimin në disa KZAZ në qarkun e Durrësit. Kam fakte, kam parë pamjet pamjet filmike. Kam kuti të identifikuar që është tjetërsuar vota ime dhe i është kaluar kandidatëve të tjerë”, tha Kuçana në Report Tv.

Ilirjana Kuçana KAS PD vota zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarri në Komisariatin nr. 3, lëndohen tre efektivë policie

18:35 / October 18, 2026

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026

Dhuna ndaj gazetarëve në protesta, SafeJournalists: Autoritetet shqiptare të garantojnë kushte të sigurta raportimi

16:59 / October 18, 2026

Anulohet vizita e Ramës në Vjenë, mediat austriake: Vendimi u mor nga pala shqiptare

16:19 / October 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.