Sfida me Teutën ka marrë vëmendjen kryesore në kampin e kuq. Pas eliminimit të dhimbshëm nga Kupa e Shqipërisë, tashmë Partizani është fokusuar tek një tjetër ndeshje tepër delikate, si ajo kundër Teutës në fundjavë, një ekip rival për titullin kampion.
“Demat” do të kenë grup të plotë për sfidën ndaj durrsakëve, përveç Ferhan Hasanit, i cili ende nuk është në formën e tij më të mirë edhe për shkak të disa shqetësimeve fizike. Ndërkohë që Edon Hasani do të jetë gati dhe pritet që brenda këtij muaji të fillojë dhe të ketë minuta nga ana e trajnerit Ilir Daja.
Mësohet se mesfushori shkodran po punon me ritme të kënaqshme për të lënë pas dëmtimin dhe shpreson që të rikthehet në fushë brenda këtij muaji.