Partizani ka vendosur që stadiumi i tyre të quhet “Arena e Demave”, kjo sipas nofkës që të kuqtë kanë. Gjithçka është zyrtarizuar në kanalet zyrtare të komunikimit, me klubin që ka njoftuar se përballja e sotme e moshave U-14 kundër Skënderbeut do luhet në këtë stadium, me emrin e ri. Prej disa ditësh ishte përfolur edhe ndryshimi i emrit nga Kompleksi “Partizani” në “Arena e Demave”. Kujtojmë se 16 herë kampionët e Shqipërisë inauguruan këtë sezon shtëpinë e re, në periferi të Tiranës.
Postime te ngjashme
Add A Comment
