Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Pas dilemave të shumta, vendoset e ardhmja e Ronaldos te Juventusi

10:30 / July 16, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cristiano ronaldo juventus 1thjl4ctaz8od1xvgcpgsk9xqc 696x392 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Akti i katërt i Juventusit dhe Cristiano Ronaldos. Sipas asaj që raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, kampioni portugez ka zgjidhur përfundimisht dilemat për të ardhmen e tij, duke qëndruar te “Zonja e Vjetër”. Ai ka vënë në dijeni klubin bardhezi, përmes një mesazhi, se dëshira e tij është të respektojë kontratën, që e lidh me torinezët deri më 30 qershor 2022.

“Unë do të vij dhe do të qëndroj”, – ishte mesazhi i pesë herë fituesit të “Topit të Artë” për drejtuesit e Juventusit. Tashmë, gjatë ceremonisë për kalendarët të Serie A, zv.presidenti Pavel Nedved ishte në njëfarë kuptimi i paekuilibruar, duke konfirmuar se nuk kishte marrë ndonjë sinjal nga rrethi i CR7 për mundësinë e një largimi këtë verë.Nga ana e tij, Ronaldo, aktualisht me pushime, pasi e mbylli “Euro 2020” si golashënuesi më i mirë i turneut, ka dërguar sinjale qëndrimi drejt klubit me të cilin ka shënuar 101 gola në 133 ndeshje. Ai pritet të arrijë në “Continassa” të dielën e 25 korrikut, për të filluar “hedhjen e themeleve” për sezonin 2021-2022.

Siguria ka ardhur edhe nga agjenti Jorge Mendes, i cili, dy javë më parë, kishte qetësuar ambientin bardhezi, pas një takimi me presidentin Andrea Agnelli. Gjasat janë që ylli portugez të qëndrojë edhe vitin e katërt me “Zonjën e Vjetër”. Pra, përtej kontratës aktuale. Po shqyrtohet hipoteza e zgjatjes së kontratës deri në vitin 2023.

Të dhëna që nuk mund të lënë indiferent. Pas dy titujve, dy Superkupave dhe një Kupe Italiane, Cristiano Ronaldo po “ndez motored” e tij për sezonin e katërt te Juventusi me synimin për të rritur numrin e madh të golave ​​dhe titujve. Kuptohet, Champions-i mbetet ëndrra e madhe.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Formula 1/ Çmenduria Red Bull, 100 milionë dollarë në vit për Max Verstappen

11:39 / August 23, 2026

Shqipëria U-21 në “Taranto 2026”, Alban Bushi: Shkojmë për të konkurruar dhe për t’u kualifikuar

10:25 / August 19, 2026

FIFA pushon nga puna drejtorin operativ Kevin Lamour

11:57 / August 18, 2026

Tekniku Nikaj vijon testimin, Burreli bind ndaj Korabit

11:37 / August 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.