Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Pas dorëheqjes ajo kërkoi… Kush është gjyqtarja që KPA largoi nga sistemi i drejtësisë

12:27 / July 31, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kpk
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor për mbarimin e statusit të magjistratit për gjyqtaren Regleta Panajoti, bazuar në dorëheqjen e saj, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të prishë vendimin e Komisionit për konfirmimin e saj në detyrë dhe ndërpreu procesin e rivlerësimit.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të enjten që të ndërpresë procesin e rivlerësimit për gjyqtaren e gjykatës së Tiranës, Regleta Panajoti si dhe t’i heqë të drejtën për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë për 15 vitet e ardhshme. Gjithashtu, Kolegji vendosi edhe ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK që e konfirmoi me shumicë votash në detyrë Panajotin.

Regleta Panajoti kërkoi dorëheqjen nga detyra pas ankimit të kryer nga Komisioneri Publik Florian Ballhysa, sipas të cilit subjekti i rivlerësimit nuk e justifikon pasurinë dhe se nuk ka bërë deklarim të mjaftueshëm në këtë kriter.

Kryesuesi i trupit gjykues të KPA, Ardian Hajdari shpjegoi në fillim të seancës publike të enjten se ishte konfirmuar prej Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ-së, se gjyqtares Panajoti i ishte njoftuar vendimi për mbarimin e statusit sipas ligjit, në adresën e saj postare; pranë vendit ku ushtron detyrën në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë; në adresën elektronike, si dhe është publikuar në faqen zyrtare. Gjithashtu, KLGJ  ka njoftuar se në rastin konkret ka përfunduar afati i ankimit.

Bazuar në kërkesën e KPA, Gjykata administrative e Apelit ka njoftuar se deri më datë 28 korrik, ora 16:00 nuk është depozituar asnjë ankim kundër vendimit të KLGJ për deklarimin e përfundimit të statusit të magjistratit për gjyqtaren Regleta Panajoti.

Kryesuesi Hajdari shtoi se Panajoti kishte konfirmuar nëpërmjet një email-i marrjen në dijeni të vendimit të KLGJ për mbarimin e statusit të magjistratit dhe se vullneti i saj kishte qenë dhe mbetej dorëheqja, si dhe kërkonte ndërprerjen e procesit të rivlerësimit.

Pasi Kolegji i kërkoi Komisionerit Publik Florian Ballhysa që të jepte qëndrimin e tij lidhur me mundësinë e çeljes së hetimit gjyqësor, ai u shpreh se nuk ishte njohur me gjithë dokumentacionin e korrespodencës së KPA-së me institucionet.

Ballhysa tha se bazuar në dokumentacionin që dispononte vërehej se njoftimi i kryer prej Gjykatës së Tiranës ishte i pavlefshëm pasi nuk i përmbante të dhënat që kërkon ligji. “Nuk kuptohet se kujt i është njoftuar vendimi i KLGJ, ndërkohë që subjekti nuk ka qenë në punë në atë periudhë, pasi është larguar”, pohoi Komisioneri.

Gjithashtu, ai vërejti se përgjigja që Panajoti i kishte kthyer KPA në postën elektronike, nuk ishte në funksion të kërkesës për shprehjen e vullnetit të saj lidhur me procesin, por në përgjigje të njoftimit për ndryshimin e një anëtari të trupit gjykues.

Ballhysa deklaroi se sipas dokumentacionit nuk rezultonte që Panajoti të ishte njoftuar dhe se duhej të konfirmohej marrja dijeni e saj për vendimin e KLGJ për përfundimin e statusit të magjistratit. Në fund ai u shpreh se kërkesat për të verifikuar marrjen në dijeni të Panajotit për vendimin ishin kryer nga vetë Kolegji dhe se e linte në çmim të këtij të fundit vazhdimësinë e procesit.

Kolegji vlerësoi se për shkak të dorëheqjes së saj si dhe vendimit të KLGJ, Panajoti e ka humbur statusin ex officio dhe për këtë arsye nuk mund të vazhdojë procesi i rivlerësimit.  Në përfundim, trupi gjykues vendosi prishjen e vendimit të KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtares Regleta Panajoti; ndërprerjen e procesit të rivlerësimit dhe heqjen e të drejtës për t’u emëruar në institucionet e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme.

Gjyqtarja Regleta Panajoti, ish-kandidate për një pozicion në Gjykatën Kushtetuese u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK me shumicë votash më 26 qershor 2019. Pro konfirmimit të saj votuan Genta Tafa Bungo dhe anëtarja Valbona Sanxhaktari. Ndërsa komisioneri Lulzim Hamitaj argumentoi në mendimin e pakicës se “subjekti kishte mungesë prej 3.8 milionë lekësh” dhe duhej shkarkuar për deklarim të pamjaftueshëm. Vendimi i KPK u ankimua nga Komisioneri Publik që kërkoi shkarkimin e gjyqtares Panajoti.

Në prag të fillimit të procesit të rivlerësimit në KPA, Panajoti paraqiti dorëheqjen në KLGJ që vendosi përfundimin e statusit të magjistratit. BIRN

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dy ministra sakrifikojnë postet për bashkitë?”/ Veliu: Ja çfarë pritet nga Asambleja Kombëtare e PS

22:12 / November 12, 2026

Shqipëri-Finlandë, Rey Manaj shënon golin e dytë

22:00 / November 12, 2026

Muçi ngre në këmbë “Air Albania”-n me golin e tij spektakolar mdaj Finlandës

21:30 / November 12, 2026

Pezullohen lundrimet në Durrës/ Moti i keq, udhëtimi drejt Barit në orën 22:00 është shtyrë për nesër në orën 08.00

20:30 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.