Partia Socialiste ka propozuar për në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit për kandidate për kryetare të bashkisë Lushnje, Eriselda Sefën. Aktualisht Eriselda Sefa është kryetare e komanduar në këtë bashki.
Në Durrës Emirjana Sako do të jetë kandidatja e PS për kryetare në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në këtë bashki. Vendimi u mor sot pas mbledhjes së kryesisë së PS-së në Durrës, një ditë pas dekretimit të 6 marsit si datë për mbajtjen e zgjedhjeve në 6 bashkitë e vendit.
