Pesë ditë më parë Arbana Osmani dhe Eduard Grishaj u bën prindër të Diellit të vogël, fëmija i parë i tyre.
Çifti zgjodhi për të voglin emrin më të veçantë shqiptar, duke e quajtur Diell i cili padyshim ka ndriçuar jetët e tyre.
Ata po i shijojnë në maksimum këto emocione të bukura dhe Eduarti ka gjetur rastin ta bëjë akoma më të lumtur partneren e tij, duke i bërë një dhuratë speciale.
Arbana ka ndarë në InstaStory çantën e surprizës së regjisorit, të cilën e ka zbuluar së bashku me ndjekësit.
Eduarti i ka dhuruar moderatores një varëse me emrat e dy djemve të saj, të cilën Arbana e ka dashuruar.
Ajo e ka vendosur varësen në qafë dhe ka ndarë një video ku sytë i shkëlqejnë nga lumturia, teksa na i ngrihu zemrat të gjithëve!

