Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Pas sekuestrimit të kokainës, kreu i SPAK në Kosovë për krimin e organizuar

14:36 / June 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spak kosove
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lufta kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe korrupsionit kanë bërë që Shqipëria e Kosova të forcojnë marrëdhënien mes tyre.

Kreu i SPAK, Arben Kraja ka udhëtuar përsëri drejt Kosovës.

Kësaj radhe, për të nënshkruar një memorandum të posaçëm bashkëpunimi me Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Sipas dy kryehetuesve ky memorandum është i domosdoshëm për thellimin e bashkëpunimit të strukturave hetimore në gjithë rajonin.

“Është e rëndësishme që të gjithë në rajon të shkëmbejmë informacione, të kemi kontakte por edhe të njohim njëri – tjetrin sepse duke njohur njëri tjetrin edhe puna do ketë më shumë sukses, dhe padiskutim që në të ardhmen do të flasim edhe për gjëra konkrete”, ka thënë Kraja.

“Ne kemi pasur edhe raste të tjera hetimi dhe bashkëpunimi shumë të suksesshme në luftën ndaj krimit të organizuar. Ai që mund të përmend është rasti kur po përgatitej vepra penale ndaj terrorizmit gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael”, është shprehur më tej Lumezi.

Sa i përket çështjes së akteve të mundshme terroriste që do të kryheshin gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael, që zhvillohej në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër në vitin 2016, Lumezi tha se hetimet po ndiqen ekskluzivisht nga prokuroria e Kosovës, e cila po shkëmben informacione dhe po koordinohet me SPAK. Për këtë çështje Lumezi gjithashtu theksoi se janë kryer disa arrestime.

Për 400 kg kokainë të kapura në Lipjan të Kosovës, gjatë një operacioni të përbashkët mes Italisë, Shqipërisë dhe Kosovës, që u sinjalizuan nga DEA amerikane, Lumezi nuk dha detaje, për shkak të hetimit që është duke u ndjekur nga të gjitha palët e përfshira në këtë operacion.

Nënshkrimi i këtij memorandum të tre vendeve fqinje, përfshin bashkëpunimin e palëve për disa çështje, kryesisht në veprat kriminale që cënojnë sigurinë kombëtare të vendeve të rajonit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ekstradohet nga Italia në Kosovë personi i kërkuar nga Interpoli, ja për çfarë akuzohet

22:41 / October 6, 2026

Kreu i PDK-së refuzon propozimin e Kurtit për zgjedhjen e kreut të shtetit, Hamza: Nuk ka president pa marrëveshje

22:01 / October 6, 2026

Franca në revoltë, mbi 450 mijë studentë në protesta

20:39 / October 6, 2026

Studentët në Francë protestë kombëtare! Mbi 190 të plagosur, përleshje në Lion dhe Strasburg

15:10 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.