Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pas Veliajt, infektohet edhe deputeti Ralf Gjoni: Isha tri ditë me temperaturë, virusi po përhapet me shpejtësi të frikshme

10:45 / July 28, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
116567005 10157758891269538 2592141916331104685 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas kryebashkiakut Erion Veliaj, ka rezultuar pozitiv me koronavirus edhe deputeti Ralf Gjoni.

Mesazhi i Gjonit:

Mirëmëngjes miq 🤗
Dje kam rezultuar pozitiv me Covid 19 pas tre ditësh temperature të lehtë e gjendjeje gripale.Sot jam më mirë dhe me sa kuptoj, drejt rikuperimit.
Mirënjohje të thellë për gjithë mjekët e komunitetin mjekësor që po përballet çdo ditë me këtë ‘armik’ të panjohur më parë.Gjatë dy javëve të ardhshme do qëndroj në izolim total në shtëpi për të mbrojtur të tjerët.

Me sa duket praninë fizike në javën më kyçe të angazhimit tim parlamentar, atë të hapjes së listave, do ma mohojë një virus i padukshëm.
Sidoqoftë, mbetem më i pērkushtuar se kurrë në distancë dhe ne kontakt të vazhdueshëm.
Kam kuptuar nga bisedat me mjekë e kolegë që gjatë dy javëve të shkuara, virusi është përhapur me shpejtësi të frikshme pa u ndjerë fare.Kjo përhapje ka ndodhur në ambjente publike, dhe patjetër edhe në institucione shtetërore, përfshirë parlamentin.Njerëzit po tregohen të pakujdesshëm dhe po refuzojnë të kuptojnë se Covid19 do disa ditë që të inkubohet në trup.Në momentin që jep shenjat e para, ju mund të keni qenë i infektuar prej ditësh dhe ndërkohë mund t’ia keni kaluar virusin familjarëve e miqve të afërt.

NDAJ KUJDES MAKSIMAL!

Mos dilni në ambjente publike pa maskë. 😷
Lani duart pa pushim. 🤚Nëse keni shenjën më të vogël si temperaturë e lehtë, dhimbje koke, gricje fyti, ethe, djersitje natën, dhimbje trupi, kollë, bllokim hundësh, humbje e nuhatjes/shijes apo çdo shenjë tjetër gripale, duhet të karantinoheni e të kërkoni kryerjen e tamponit. 🏥Mos e neglizhoni miq. Disa do e kalojnë lehtë, e disa të tjerë do rrezikojnë jetën.Përgjegjshmëria e secilit prej nesh gjatë 2-3 javëve të ardhshme duhet të jetë në nivelet maksimale.

#RuajVeten #MbajDistancë #MbroTëTjerët

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrihet marrëveshja/ Kristjan Asllani një hap larg transferimit në Lindjen e Mesme

18:42 / August 25, 2026

Territorialja/ Kryebashkiakët e PD i ankohen Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës

16:58 / August 25, 2026

“Në territor për qytetarët” – Rama ndan detyrat, sistemi kombëtar “BESA” në 12 qarqe

16:19 / August 25, 2026

Berisha për garën në Tiranë: “Primaret nuk përjashtohen, gjithçka vendoset në javët e ardhshme”

14:33 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.