Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë marrë ftesën nga Bashkimi Ekonomik Euroazian për tu anëtarësuar. Në këtë mënyrë Rusia nis “sulmin” për këto vende pas vetos së vendosur nga Franca për mosçelje negociatash me këto dy vende.
Ka qenë përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në Bashkimin Evropian, Vladimir Chizhov ai që ka bërë ftesën gjatë Forumit Ekonomik Euroazian në Verona të Italisë.
“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të gjejnë mirëkuptim më shpejt në Bashkimin Ekonomik Euroazian se në Bashkimin Evropian”, tha diplomati rus.
Nga vendet evropian i vetmi vend që merr pjesë është Bjellorusia, ndërkohë që ftesa vjen pas vetos së Emmanuel Macron.
“Unë jam i sigurtë se vendet, të cilat janë kandidate për anëtarësim në BE dhe se fundim “kanë ngrirë” nga Brukseli, mund të kenë më shumë përfitime në Bashkimin Ekonomik Euroazian”, vijoi Chizhov.
Ndërkoh atasheu i ambasadës ruse në Shqipëri, Anatoli Shkareda në një intervistë për A2 CNN i konsideroi qesharake komentet mbi përhpajen e ndikimit rus në Shqipëri. Kur u pyet mbi shqetësimin e politikës për ndikim rus në zgjedhjet e ardhshme, në një kohë që PS ka depozituar në Kuvend projektrezolutën për “ndërhyrjet e huaja në proceset elektorale dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare”, ai tha se ky nuk është një vendim miqësor ndaj Rusisë.