Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Paskal Milo: Sjellja e Berishës ndaj ambasadores, gabim i madh

22:39 / April 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Paskal Milo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo i ftuar në emisionin “Log” ka komentuar situatën e ambasadores amerikane Yuri Kim me ish-kryeministrin Sali Berisha. Milo e ka cilësuar një gabim të madh sjelljen e ish-kryeministrit Sali Berisha kundrejt ambasadores amerikane Yuri Kim. Ai tha se Kim është thjeshtë përcjellëse e udhëzimeve të SHBA.

“Është gabim i madh nga Berisha dhe të tjerë kur marrin nëpër gojë dhe etiketojnë ambasadoren e SHBA. Ajo është thjesht përcjellëse e udhëzimeve që ka marrë nga qendra e vetë”, tha Milo.

Milo sqaroi edhe rolin e diplomatëve sipas konventës së Vjenës.

“Në bazë të Konventës së Vjenës shefat e misioneve diplomatike dhe diplomatët nuk duhet të ndërhyjnë në punët e brendshme që mund të jetë mënyra e qeverisjes marrja e vendimeve dhe gjithçka që ka të bëjë me politikën e brendshme. Por jemi në rastin kur Shqipëria është vend aleat i SHBA. Aleat në Nato, partnere strategjike e SHBA. Dhe çfarë ndodh në politikën e brendshme të Shqipërisë që ka të bëjë me sigurinë ndërkombëtare, demokracinë dhe korrupsionin këto çështje janë të lidhura dhe me Naton dhe çfarëdo e keqe që të ndodhë cënon sigurinë  e Natos ku bën pjesë Shqipëria. Anëtarët e Natos s’mund të rrinë indiferentë kur cënohet siguria, demokracia dhe të drejtat në Shqipëri. Biden tha më parë që çështjet e luftës kundër korrupsionit në Evropë, ku nënkuptonte dhe në Ballkan janë të lidhura me çështjet e sigurisë së SHBA”, tha Milo.

Berisha paskal milo Yuri Kim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Rama është kthyer në 2009-ën”/ Muça: Edhe në Tuz shtëpitë shiten me 2 mijë euro për metër

22:46 / October 29, 2026

Thirrjet agresive të Berishës në Kuvend, Açka: Kështu ka qenë gjithmonë

19:26 / October 29, 2026

Votohet agjenda e seancës/ Opozita bllokoi foltoren, u përpoq të pengonte punimet

12:25 / October 29, 2026

Kuvendi mblidhet sot, në fokus ekonomia, biznesi dhe administrata publike

09:11 / October 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.