Një 30-vjeçare ka ndërruar si pasojë e plagëve të mara pasëi është goditur me shkop druri nga kunati i saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Paskuqan të Tiranës, ndërkohë që nuk dihen ende rrethanat e krimit. Autori është larguar nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim.
Tiranë/Informacion Paraprak.
Më datë 09.01.2020 rreth orës orës 23:40, në Paskuqan shtetasi E. Ç.,34 vjeç, për motive ende të paqarta ka goditur për vdekje me mjet të forte (shkop druri) kunatën e tij shtetasen E. Ç.,30 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Policia ka shkuar mënjëherë në vendngjarje, dhe ka shpallur në kërkim policor shtetasin E. Ç, i cili pas ngjarjes është larguar
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.
