Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Pasojat e luftës në Ukrainë/ Po hyjnë më pak mallra, por më shtrenjtë

20:02 / June 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
import
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë majit më pak mallra hynë në vend, por ato u blenë dy apo trefish më shtrenjtë. Realiteti pas shifrave tregon se sasia e lëndëve të hyra në vend është më e ulët se një vit më parë, ndërsa e njëjta gjë vlen edhe për eksportet, duke treguar impaktin që po sjell kriza e çmimeve. 

Në vlera eksportet janë rritur me 36,8 % ndërsa importet me 28,6 %, ndërsa në të njëjtën kohë është rritur edhe deficiti tregtar.

Grupet që kanë ndihmuar vendin tonë të mbajë ritmin e lartë të eksporteve janë materialet e ndërtimit dhe metalet, mineralet, lëndë djegëset, energjia elektrike si dhe tekstilet.

Sa i përket importeve në vendin tonë kanë hyrë më të shtrenjta lëndët djegëse, makineritë, pjesët e këmbimit dhe ushqimet.

Me vendet e luftës Shqipëria vijon tregtinë edhe pse me ritme dyfish më të ulëta se një vit më parë. Me Rusinë kemi ulur tërësisht varësinë energjetike, por kemi marrë dyfish më shumë materiale ndërtimi dhe metale.

Ndërkohë drejt Ukrainës kemi dërguar 25 milionë lekë ushqime, ndërsa kemi vijuar të marrim produkte ushqimore, por me çmime stratosferike. Nëse vitin e kaluar morëm 5 mijë e 300 ton ushqime për 224 milion lekë, për 900 ton këtë vit paguam 260 milionë lekë, pra pesë-fish më shtrenjtë. Rritja erdhi për shkak të importit të vajit për gatim.

Sa i përket tregtisë me vendet e rajonit vijojmë të rrisim volumin  me Serbinë, por kemi thelluar deficitin tregtar nga rreth 91 milionë lekë një vit më parë në 814 milionë lekë. Me Bosnjën kemi ulur deficitin tregtar, por e kemi rritur me Malin e Zi.

Me Maqedoninë e Veriut me të cilën kemi pasur suficit tregtar tashëm situata ka kthyer duke krijuar 400 milionë lekë deficit. Shkak është bërë importi i lartë i mineraleve dhe lëndëve djegëse.

Me Kosovën kemi ulur sasinë e produkteve që dërgojmë, por kemi rritur të atyre që marrim. Eksportet drejt Kosovës janë sa 90% i totalit të pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Me vendet e BE, që mbeten partnerët tanë tradicionalë në tregti, Gjermania dhe Italia kanë bërë diferencën duke rritur në mënyrë të ndjeshme volumin tregtar gati në dyfishim, si në importe dhe në eksporte.

mallra pasojat e luftes shtrenjte
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.