Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pastrimi i parave, 1581 raste të dyshimta. Kryesisht investime në prona, nuk mungojnë politikanët

20:09 / April 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pastrimi parave
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Viti 2021 ka shënuar numrin më të lartë të raportimeve për raste të dyshuara për pastrim parash në pesë vitet e fundit. Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave bën me dije se në drejtim të saj kanë mbërritur 1,581 raportime, me një rritje prej më shumë se 10% krahasuar me një vit më parë. Institucioni bën me dije se raportimet për transaksione të dyshimta janë bërë më së shumti nga bankat, të cilat për vitin 2021 përbëjnë 46% të numrit total të RAD, e ndjekur nga raportimet nga subjektet noter me 30 % dhe institucionet financiare për transferimin e parasë me 18%.

Sa i përket llojeve të transaksioneve të dyshimta, ato vijojnë të dominohen nga blerja e pasurive të paluajtshme me burime fondesh të paqarta. Në vendin e dytë renditen transfertat e dyshimta apo anomalitë e theksuara që i shoqërojnë ato. Në vendin e tretë janë konstatimet se personat që kanë kryer transaksionet apo shitblerjet janë të dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale. Huamarrje/sponsorizime/dhurime për/nga të tretë, që në dukje janë fiktive, edhe për këtë vit rezulton një prej rrugëve më të përdorura për pastrimin e parave.

Depozitimet me para në dorë me burim të pajustifikuar të ardhurash është një tjetër tipologji që ka vënë në lëvizje subjektet raportues, ashtu si dhe Transaksionet e pa mbështetura me dokumentacion që justifikon burimet e parave, apo të dhëna të tjera të besueshme mes personash juridik. Ndërkohë që në lista nuk mund të mungonin as veprimet, transaksionet, apo investimet e dyshimte të kryer nga persona të lidhur politikisht.

Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave bën me dije se pjesën më të madhe të raportimeve të dyshimta, ose 58% të totalit, i kë dërguar për procedim në SPAK.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Videot me përmbajtje seksuale për shantazhimin e personazheve publikë bën xhiron e rrjetit, reagon Policia: Referuam materialet në Prokurori, nisën hetimet

21:19 / September 30, 2026

Skandali me publikimin e videove seksuale të figurave publike, Zyra e Komisionerit: Respektoni jetën private dhe dinjitetin e çdo individi

19:59 / September 30, 2026

Arresti i Hysenit/ Rama: Ajo që iu bë SHISH-it, e paparë në historinë e botës, SPAK të bëjë punë e vet! Von der Leyen në Tiranë: Tregues që drejtësia po funksionon

19:36 / September 30, 2026

Ndryshimet në KPP/ SPAK s’do t’i hetojë prokurorët e posaçëm dhe gjyqtarët e GJKKO për çdo krim/ I kalojnë gjykatave të tjera

15:41 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.