Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Patozi nxjerr “zbuluar” Sali Berishën: Të vajti mundi dëm

18:59 / September 14, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
patozi berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi, ka komentuar deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha ku foli për largimet e kryedemokratit në 2017.

Ai tha se Berishës i ka vajtur mundi dëm, pasi disa “të lënduar” gati e kanë harruar fare atë histori.

POSTIMI I PATOZIT

“HALLALL TË GJITHA, VETËM MOS NDALONI!

Me tha dikush se Sali Berisha paska shprehur mbrëmë në një dalje televizive mërzinë dhe keqardhjen e tij të thellë që Lulzim Basha ekzekutoi politikisht pa gjyq disa prej nesh në vitin 2017.

Mendoj se i ka vajtur mundi dëm, pasi disa “të lënduar” gati e kanë harruar fare atë histori, ndërsa disa të tjerë ndoshta e kanë falur “gjakun”, sepse koha bën të vetën për të gjithë. Pavarësisht, nëse ata kanë qenë bashkë apo jo atë ditë, kur kanë tërhequr këmbëzën, kjo nuk ka asnjë vlerë, pasi ky debat e ka humbur sot fare kuptimin.

Me ne besoj janë në rregull që të dy mjafton ta vazhdojnë derisa t’i nxjerrin fundin këtë gjyqin publik se kush prej tyre ka bashkëpunuar më shumë me Edi Ramën.

Sepse nuk ka gjë më të bukur në këtë botë të sodisësh se si shpikësit dhe shfrytëzuesit më të mëdhenj të dogmës staliniste për ta hedhur gjithmonë kundërshtarin në prehrin e armikut të jenë viktima të krijesës dhe shtysës së vet më të rëndësishme për të mbijetuar në politikë.

Por një këshillë do t’jua jepja, po të ma pranonin. Janë që janë duke u përleshur se kush do të jetë mashkulli dominues i tufës, të mendojnë edhe për ndonjë gjë tjetër, kur të mbarojë lufta, sepse sikur u lodhën njerëzit 31 vjet me këtë përrallën e gatshme të tradhtisë, që përdoret pa doganë sa herë ka konflikt brenda gardhit.

Sepse është njësoj si të shohësh njerëz që ndeshen me shpata, ndërkohë që bota është në mes të luftës së yjeve. Kaq të vjetër dhe pa fantazi ngjajnë”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Blindohet siguria kibernetike/ Ndryshime në ligj, SHISH dhe ushtria pjesë e strukturës së re

12:35 / November 13, 2026

“Berisha është pengesa kryesore e opozitës”, Bejko: PD ka kandidatë por jo alternativë bindëse

11:39 / November 13, 2026

Ndryshime në ekipin që negocion anëtarësimin në BE, kush janë emrat që marrin detyra të reja?

11:34 / November 13, 2026

“Socialistët nuk janë gati të dalin kundër kryetarit të tyre”, Dudushi: Do ketë debate në Asamble, por pa përçarje brenda partisë

22:34 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.