“Këta të gjithë janë bashkë, edhe kur bëjnë biznes’’, duket të jetë e vërtetë.
Në Gjykatën e Lartë ka mbërritur një çështje ku kompania ‘’HMK consulting’’ shpk, me administrator Hekuran Hoxhalli, që pas zgjedhjeve të 2017, u zgjodh edhe deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Korçës, kërkon që gjykata t’i njohë të drejtën e bashkëautorësisë për Kullën e Korçës, aq shumë të kritikuar nga demokratët dhe një pjesë e shoqërisë.
Në gjykatën e Lartë u regjistrua në 18 tetor çështja civile që vjen nga gjykata e shkallës së parë në Korçë për detyrimin e palës së paditur shoqëria “bolles + Wilson gmbh&co’’, Romeo Veriga, Olgert Maxhe, Peter Willson dhe Andronira Burda, që t’i njohë palës paditëse të drejtën e bashkëautorësisë, të projektit të krijuar në periudhën janar –qershor 2017, në trullain me sip 750.5 m2 me sipërfaqe toke të zënë nga struktura 531.95 m2 dhe sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 3728 m2 me lartësi maksimale të strukturës nga niveli i tokës 25.69 m në qytetin e Korçës, raporton newsbomb.al sipas kërkesës së mbërritur në Gjykatën e Lartë, raporton Newsbomb..
Ish-deputeti i PD kërkon dëmshpërblim, përveç bashkëautorësisë mbi veprën. Dhe siç duket nga gjithë kërkesa, kompania e ish-deputetit të PD ka kryer punimet në objekt.

