Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

PD zyrtare e përçarë për 14 Majin. Sonte në mesnatë përfundon afati për dorëzimin në KQZ

08:39 / March 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alibeajjjj 770x435 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sonte në mesnatë përfundon afati për dorëzimin në KQZ, kjo të emrave të kandidatëve për kryebashkiakë dhe listave të kandidatëve për Këshillat Bashkiakë për subjektet politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 majit.

Partia Demokratike me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeaj konfirmoi dje 16 kandidatë për kryetarë bashkie, teksa vendosi të mos garojë në tre bashki të mëdha si Durrësi, Elbasani dhe Shkodra, duke mos nxjerrë rivalë brenda kampit opozitar për Igli Carën, Luçiano Boçin dhe Bardh Spahinë.

Kryesia e PD-së ka vendosur që Roland Bejko, njëri prej anëtarëve brenda radhëve të saj, të jetë emri si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë. Bejko përveç anëtar Kryesie mban në PD edhe postin e Sekretarit për Çështjet Vendore në këtë forcë politike. Bejko është gjithashtu drejtues politik i PD-së në Qarkun Gjirokastër, ka kandiduar disa herë për deputet, ndërkohë që ka drejtuar për disa vite degën e demokratëve në qytetin e Gjirokastrës. PD e Alibeajt e ka vendosur si kandidat për kryebashkiak në Tiranë.

Jorida Tabaku është shprehur se duhen mbështetur kandidatët e dalë nga primaret. Tabaku nuk ka pranuar që të dalin me kandidat për kryebashkiak, por të dilet vetëm me kandidatë për këshilltarë.

“Unë jam kundër kandidateve për kryetare bashkie të tjerë nga opozita. Për më tepër në Tiranë, Durrës dhe Elbasan! Përçarja e partisë në bazë është shumë e dukshme, sidomos në Tirane dhe çdo vendim i tillë thjesht do ta përkeqësonte situatën! Ne duhet të mendojme për emrin e Partisë Demokratike dhe për logon e PD-së dhe duhet ta mbrojmë atë të ngrihet e jo të rrudhet! Jeni duke vepruar gabim dhe po e zvogëloni Partinë Demokratike! Na lejoni të fokusojmë energjitë në listat e këshillit bashkiak dhe te emri i subjektit Partia Demokratike”, tha Tabaku.

  1. Mallakastër- Agron Kapllanaj
  2. Poliçan – Florian Qamo
  3. Kuçovë – Ilirjan Koxhaj
  4. Kamëz – Bilbil Bajraktari
  5. Lezhë – Sandër Marku
  6. Krujë – Sabah Sheta
  7. Dibër – Naim Gazidede
  8. Dimal- Dritan Sula
  9. Patos- Pranvera Rizai
  10. Fier -Eriselda Zotaj Çelaj
  11. Librazhd -Bujar Vreto
  12. Vorë- Ibrahim Bruka
  13. Korçë -Gjergji Gjata
  14. Sarandë- Skënder Muço
  15. Mirditë- Mark Ruçi
  16. Tiranë Roland Bejko

PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama, opsioni i vetëm si Kryeministër? Sekretari i Përgjithshëm i PS: E vendosim ne liderin tonë, ai do fitojë dhe dy zgjedhjet e tjera

22:40 / October 19, 2026

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026

PD distancohet nga dhuna në protestë pas reagimit të ambasadës amerikane, Floriana Garo: “Ilirjana Kuçana ishte aty si pedagoge”

14:31 / October 17, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.