Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Pensionet e ish punonjësve në bujqësi, zgjidhet ngërçi. Qeveria miraton vendimin

19:43 / July 19, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pensione
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mungesa e dokumentacionit të viteve të punës nëpër ish kooperativat bujqësore penalizon prej vitesh një numër shumë të madh pensionistësh të cilët nuk vërtetojnë dot vitet e punës për të përfituar pensionin e plotë pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Në shumë raste, regjistrat e Kooperativave janë dorëzuar me mangësi, apo fare. Një pjesë e këtyre regjistrave u shkatërruan gjatë trazirave të vitit 1997 dhe për këtë shkak periudhat e vjetërsisë në punë pranë kooperativave bujqësore nuk u janë njohur anëtareve të këtyre kooperativave, në mënyrë që të vërtetojnë periudhën e vjetërsisë në punë.

Këta persona u janë drejtuar shpesh gjykatave. Ndjekja e procedurave gjyqësore ka patur dhe ka një kosto financiare për këtë kategori, e cila është shlyer nga vetë personi ose nga vetë organet e sigurimeve shoqërore.

Ndërkaq, përmes një vendimi të miratuar më 15 korrik, Qeveria ka zgjidhur këtë problem për të paktën 72 ish kooperativa bujqësore.

Në mbështetje të ligjit nr. 169/2020, “Për njohjen si periudhë sigurimi për efekt përfitimi nga sigurimet shoqërore të kohës së punësimit në ish-kooperativat bujqësore”, këshilli I Ministrave ka miratuar tre lista të ish-kooperativave bujqësore për të cilat nuk disponohet dokumentacioni vjetërsisë në punë.

Në listën e parë janë përfshirë 18 ish koopertaiva bujqësore për të cilat konstatohet i munguar i gjithë dokumentacioni i vjetërsisë në punë. Në listën e dytë gjenden 15 ish kooperativa bujqësorë për të cilat konstatohet i munguar i gjithë dokumentacioni për sektorë apo fshatra të veçantë, në përbërje të saj. Ndërsa në listën e tretë janë renditur 39 kooperativa, fshatra apo sektorë për të cilat disponohen vetëm 1 apo 2 regjistra.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Digjet pjesërisht një banesë në Fushë-Krujë, flakët shkrumbuan çatinë

17:00 / September 13, 2026

Iu vu tritol tek dera e shtëpisë në Kamëz, ‘shënjestra’ i dyshuar si porositës i disa vrasjeve

15:40 / September 13, 2026

Nufi: Industria e mbrojtjes, prioritet strategjik. 40 mjete të prodhuara në Shqipëri tashmë pjesë e Forcave të Armatosura

13:58 / September 13, 2026

Elton Ilirjani sjell Parashqevi Simakun në New York Fashion Week me një homazh emocionues

13:24 / September 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.