Ndonëse në protest PD dhe LSI janë shfaqur sëbashku, duket se ky bashkëpunim nuk shkon në të njëjtën linjë edhe në pushtetin vendor.
Në qarkun e Durrësit, Partia Demokratike ka bojkotuar mbledhjen e Këshillit Bashkiak pasditen e sotme, ndërsa LSI-ja ka qenë e pranishme, madje ka bashkuar votat me Partinë Socialiste duke votuar 14 nga 17 vendimet e mbledhjes. Vendimi i anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Durrësit vjen pas atij të deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim Lefter Koka, i zgjedhur në këtë qark, që vendosi të dalë kundër partisë për mandatet duke qëndruar në parlament.