Dieta me kos është një nga dietat e forta 7-ditore, e cila realizon një rënie në peshë mbresëlënëse: deri në 5 kg në javë! Dieta me kos është një dietë bashkëkohore, e cila bazohet në receta të pasura me proteina dhe të varfra me karbohidrate.
Ajo siguron elementët e nevojshëm ushqyes për organizmin nëpërmjet një ekuilibri ushqimor të përsosur dhe në të njëjtën kohë, pakëson ndjeshëm numrin e kalorive.
Dita e parë
Mëngjesi: 100 gr kos me tërshërë
Zemra: një filxhan kos
Dreka: Sallatë jeshile me një kokërr patate të zier
Zemra: Kos me fruta (mollë, portokalle, limon)
Darka: 200 gr fileto pule
Para gjumit: Një gotë kos me një domate të grirë në mikser
Dita e dytë
Mëngjesi: 100 gr kos me tërshërë
Zemra: Kos me fruta (mollë, boronica, pjeshkë)
Dreka: 50 gr oriz të shoqëruar me sallatë me domate
Zemra: Kos me fruta (mollë, portokalle, limon)
Darka: Sallatë me perime mikse, e shoqëruar me një fetë buke të zezë, ose integrale
Para gjumit: Një gotë kos
Dita e tretë
Mëngjesi: 100 gr kos me tërshërë
Zemra: Kos me fruta sipas dëshirës
Dreka: Supë perimesh mikse e shoqëruar me sallatë perimesh mikse
Zemra: Kos me fruta (mollë, portokalle, limon)
Darka: 200 gr peshk i pjekur në zgarë e shoqëruar me sallatë jeshile
Para gjumit: Një banane
Dita e katërt
Mëngjesi: 100 gr kos me tërshërë
Zemra: Kos me fruta sipas dëshirës
Dreka: 200 gr fileto pule, e shoqëruar me sallatë greke (domate, ullinj, qepë, djath i bardhë)
Zemra: Kos me fruta (mollë, portokalle, limon)
Darka: 2 kokrra patate të ziera, të regjura në uthull molle
Para gjumit: Një gotë kos me një domate të grirë në mikser
Dita e pestë
Mëngjesi: 100 gr kos me tërshërë
Zemra: Kos me fruta sipas dëshirës
Dreka: 50 gr oriz
Zemra: Një gotë kos e shoqëruar me një fetë buke të thekur (bukë e zezë ose integrale)
Darka: 100 gr fileto pule e shoqëruar me sallatë perimesh mikse
Para gjumit: Një thelë shalqi
Dita e gjashtë
Mëngjesi: 100 gr kos me tërshërë
Zemra: Kos me fruta sipas dëshirës.
Dreka: 200 gr peshk i pjekur në zgarë e shoqëruar me sallatë jeshile, ose me sallatë perimesh mikse, si dhe një fetë buke e zezë ose integrale
Zemra: Një gotë kos e shoqëruar me një fetë buke të thekur (bukë e zezë ose integrale)
Darka: Perime të pjekura në zgarë
Para gjumit: Një thelë pjepër
Zgjidhni njërën nga recetat që dëshironi më shumë.Kjo dietë rekomandohet të përsëritet jo më shumë se një herë në muaj. Pasi e realizuat dietën, kaloni gradualisht në recetat e personalizuara, duke pasur kujdes që të mos abuzoni me sasinë, pasi kilet që keni humbur mund t’i zëvendësoni sërish me shpejtësi. burimi/ zeri.info/