Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme, ku shkak për këtë është bërë një shkëndijë elektrike, e cila ka djegur të gjitha orenditë shtëpiake. Ngjarja ka nodhur në vendin e quajtur Kthesa e Grecallisë.
Fatmirësisht në momentin e rënies së zjarrit, në shtëpi nuk ka pasur njeri, e për pasojë nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.
Zjarrfikësja ka shkuar menjëherë në vendgjarje dhe po punon për sistemin dhe shuarjen e flakëve.
