Më 28 dhjetor të 2018, Kryeministri Rama do të riformatonte qeverinë e tij duke kryer ndryshime të mëdha. Në mbledhjen e Asamblesë së asaj dite, Rama do të bënte publik vendimin për të larguar nga qeveria ministrat që kishin mbi 5 vite në Qeveri si Lindita Nikolla, Arben Ahmetaj, Ditmir Bushati, Mirela Kumbaro, Damian Gjiknuri, Niko Peleshi dhe Sonila Qato. Gjithashtu, ndryshimet prekënr edhe postin e zv/kryeministrit, kunë vend të Senida Mesit u emërua Erion Braçe.
Nga kjo mbledhje “shpëtuan” Sandër Lleshaj, Olta Xhaçka, Pandeli Majko, Etilda Gjonaj, Blendi Klosi dhe Ogerta Manastirliu. Për dy të fundit, Rama la një afat 6 mujor për bërjen e detyrave, në të kundërt, tha ai, do shkarkohen.
Por ndonëse 6 muajt kanë përfunduar, kryeministri Rama ende nuk ka marrë një vendim nëse dy ministrat e tij që I “shpëtuan” shkarkimit të parë do të vijojnë detyrën e tyre apo do të pësojnë fatin e kolegëve që u detyruan të hapin krahun për emra të rinj. “Blendi Klosi e di afatin që ka deri në fund të qershorit. E di dhe detyrën që ka dhe nëse do ta zbatojë detyrën që ka, qershori do jetë thjeshtë gëzimi për fitoren e zgjedhjeve në gjithë Qarkun e Beratit dhe nuk do ketë asnjë lajm tjetër për të.
Po kështu, edhe Ogerta e di shumë mirë se çfarë pritet prej saj në gjashtë muajt e ardhshëm”, do të shprehej Rama në mbedhjen e Asamblesë Kombëtare. / tirananews.al