Ish deputeti i LSI Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së delegacionit të PE në Tiranë për situatën politike, ndërsa i është drejtuar më konkretisht Knut Fleckenstein.
Në një deklaratë për mediat, ai është shprehur se zyrtarët e BE kanë një vështrim të turbullt dhe nuk i shohin qartë blerjen e votave apo aferave të tejra të bëra nga qeveria.
Vasili tha se edhe pse këto afera janë bërë publike edhe nga mediat e huaja, deputetët europianë nuk e kenë parë qartë, ndërsa shtoi se opozita do të jetë me një shami në dorë për të pastruar këtë vështrim të turbullt.
