Kryeministri Edi Rama vijon të përgjigjet nëpërmjet Twitterit në lidhje me përgjimet e publikuara nga “Bild”, ku është i përfshirë edhe vet ai. Këtë herë ai thotë se gazetarin gjerman do ta padisë në një gjykatë gjermane.
“Kam vendosur ta çoj në gjykatat gjermane këtë gazetar dhe në atë vend të bekuar,ku drejtësia nuk bën lojra me sekretet hetimore e ku dinjiteti i njerëzve dhe i shteteve respektohet si vlerë e pacënueshme, le të shohim kush është me të drejtën në këtë histori drejtësie të munguar!”, shkruan Rama në Twitter .