Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Përgjimet nga policia, SPAK dhe kreu i Prokurorisë kundër Lleshajt

14:32 / May 28, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pergjimiii 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndryshimet ligjore për përgjimet, i cili parashikon që dhe policia të bëjë përgjime pa autorizim kanë hasur në kundërshtimet e institucioneve të tjera. Olsian Çelaj, kreu i Prokurorisë së Përgjithshme dhe Arben Kraja, kreu i SPAk në opinionet e tyre drejtuar Kuvendit kanë dalë kundër propozimit të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

“Panorama” shkruan se SPAK ka rënë dakord për ndryshimet në ligjin “Antimafia”, por ka cilësuar si antikushtetues ngritjen e një komiteti antikrim në varësi të ministrit të Brendshëm. Arben Kraja dhe Olsian Çela argumentojnë se nuk mund të jenë pjesë e këtij komiteti, pasi janë institucione të pavarura dhe nuk japin llogari para Ekzekutivit.

“Përfshirja në këtë komitet e Prokurorit të Përgjithshëm dhe drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme është në kundërshtim me Kushtetutën dhe aktet ligjore në fuqi. Prokurori i Përgjithshëm dhe drejtuesi i SPAK-ut janë funksione të parashikuara në Kushtetutë, si të pavarura nga Ekzekutivi”, argumentohet në shkresën me sugjerime drejtuar Kuvendit. Neni 4 i projektligjit parashikon rregullimin e “masave të veçanta”, në kuadër të veprimtarisë informativo-gjurmuese ose të një procedimi policor.

“Përgjimi ambiental i bisedave të personave në ambiente publike, si dhe në mjete të transportit publik. Përdorimi i pajisjeve teknike për fotografimin, filmimin ose me video të personave në vende publike, përdorimi i pajisjeve gjurmuese të vendndodhjes dhe mbikëqyrja e fshehtë e personave të dyshuar për kryerjen e veprimtarive kriminale, sipas SPAK-ut dhe Kryeprokurorit janë veprimtari hetimore të rregulluara qartë në Kodin e Procedurës Penale, duke ruajtur proporcionalitetin ndërmjet nevojës së interesit publik për të luftuar veprimtarinë kriminale dhe kufizimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, në përpjesëtim të arsyeshëm me këtë nevojë. Veprimtari të tilla rregullohen duke përfshirë disa faktorë dhe në përfundim, edhe gjykatën për të garantuar që kufizimi i të drejtave të individit është në proporcion të drejtë me nevojën e shoqërisë për të luftuar kriminalitetin”, thuhet në shkresën e Prokurorisë.

SUGJERIMET

Neni 4 i projektligjit, i cili ndryshon në tërësi nenin 131, “Masat e veçanta”, të ligjit nr. 108/2014 në fuqi; konstatojmë se riformulimi i nenit 131 të ndryshuar është i paqartë dhe në relacionin shoqërues të projektligjit, nuk ka një shpjegim për arsyet e ndryshimeve të nenit 131 në fuqi, nuk ka një arsyetim/ justifikim për uljen e nivelit të garancive mbi respektimin e të drejtave dhe lirive të individëve, nuk është parashikuar një mekanizëm kontrollues mbi veprimtarinë e Policisë në zbatimin e këtyre masave dhe nuk ka ndonjë referencë ligjore të ndonjë modeli apo standardeve europiane në fushën e zbatimit të këtyre masave të veçanta nga Policia.

Për këto arsye, mendojmë dhe sugjerojmë rivlerësimin për rishikimin në tërësi të nenit 131 të ndryshuar me nenin 4 të projektligjit, duke nënvizuar disa mendime/ sugjerime për ndryshimet dhe shtesat, si më poshtë: 5.1 Pika 1 e nenit 131 të ndryshuar konstatojmë se, krahas termit “procedim policor” të propozuar për t’u shtuar me nenin 1 të projektligjit, përfshin dhe termin “veprimtari informative-gjurmuese” e cila nuk është në përqasje me kuptimin e termave të parashikuar në nenit 6 në fuqi të ligjit nr. 108/2014, si dhe është hequr urdhërimi ligjor “… kërkon autorizimin nga prokurori për të marrë masat e veçanta…”, ndryshime dhe riformulime që e bëjnë të paqartë pjesën hyrëse të pikës 1 të këtij neni.

i) Për më tepër, në relacionin shoqërues të projektligjit nuk është bërë asnjë sqarim se, cili është kuptimi i termit “veprimtari informative-gjurmuese”; cili është dallimi i tij me termin “veprimtari gjurmuese”, që parashikon pika 28 e nenit 6 të fuqi; dhe cilat janë arsyet e heqjes së kërkesës për t’u autorizuar nga prokurori marrja e masave të veçanta, mungesa e të cilave ka krijuar paqartësi që çmojmë se janë të nevojshme për t’u sqaruar në kuadrin e transparencës në procedurën e hartimit dhe diskutimit të këtij projektligji, veçanërisht për ndjeshmërinë publike që kanë “masat e veçanta” në kompetencë të Policisë së Shtetit, që parashikon ky nen i projektligjit. Për arsyet më sipër, sugjerojmë vlerësimin dhe rishikimin e formulimit të pikës 1 të nenit 131 “Masat e veçanta”, i ndryshuar me nenin 4 të projektligjit.

PROPOZIMET 

Gjatë veprimtarisë informative-gjurmuese ose të një procedimi policor, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave penale të autorëve të tyre, Policia e Shtetit përdor këto masa të veçanta:

a) Përgjimin ambiental të bisedave të personave në ambiente publike, si dhe në mjete të transportit publik

b) Përdorimin e pajisjeve teknike për fotografimin, filmimin ose me video të personave në vende publike dhe përdorimin e pajisjeve gjurmuese të vendndodhjes

c) Përgjimin e bisedave telefonike ose telekomunikimeve, që rregullohet me ligj të veçantë

ç) Mbikëqyrjen e fshehtë të personave të dyshuar për kryerjen e veprimtarive kriminale

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen

12:54 / November 13, 2026

Ndërprerja e shërbimeve Microsoft 365 prek edhe transportin ajror

12:42 / November 13, 2026

Sky News depërton në rrjetet shqiptare të kokainës në Britani dhe zbulon “hilet”, si bëhet rekrutimi përmes TikTok-ut, një telefon shitet 300 mijë paund

12:40 / November 13, 2026

Blindohet siguria kibernetike/ Ndryshime në ligj, SHISH dhe ushtria pjesë e strukturës së re

12:35 / November 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.