Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Përgjimet që shkaktuan ‘tërmet’ në polici/ Gazetari i njohur zbardh detaje të reja: SPAK po heton 70 efektivë policie

22:24 / November 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sky
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arrestimet zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të policisë, kanë sjellë tronditje të opinionit publik dhe të autoriteteve lidhur me persona të njohur me poste publike të cilët kanë bashkëpunuar me grupe kriminale.

Përgjimet që tronditën policinë kanë qenë në qendër të diskutimeve mbrëmjen e sotme në studion e emisionit ‘5 pyetjet’ me gazetarin Ilir Babaramo.

Gazetari Sokol Dema deklaroi se aktualisht rreth 70 punonjës policie janë nën hetim nga SPAK pasi janë kapur në përgjimet e aplikacioneve ‘Sky’ ku dyshohet se kanë komunikuar në kuadër të bashkëpunimit me grupet kriminale.

Ai shtoi se mes emrave që po hetohen janë edhe ish-drejtues policie të cilët kanë dhënë dorëheqjen dhe janë larguar nga frika se mund të jenë nën hetim.

“Është hetim që është në vazhdimësi për goditjen e krerëve të policisë që kanë qenë brenda aplikacionit të ‘sky’. Nuk janë thjesht përgjime. SPAK ka dorëzuar disa letër porosi dhe janë përputhur në mënyrë perfekte me bisedat që janë zbardhur në SPAK.  Në total, janë të paktën 70 punonjës policie që po hetohen nga SPAK. Momentet e arrestimeve do vijnë kohë pas kohe, janë në nivele drejtuese të larta.  Në ‘sky’ kanë dalë emra të drejtuesve të policisë. Edhe të drejtorisë së përgjithshme. Në dijeninë time, ka nivel shefash që kanë lënë detyrën dhe janë larguar. Madje edhe janë zëvendësuar”- u shpreh gazetari.

Ndërsa Juristi Shkëlqim Hajdari tha se duhet të ketë një operacion të pamëshirshëm për goditjen e punonjësve të policisë që bashkëpunojnë me grupe kriminale dhe më pas t’u sekuestrohen pasuritë e fituara në mënyrë të paligjshme.

“Ne duhet të bëjmë një operacion kirurgjikal të pamëshirshëm deri në qelizë. Kjo është një sfidë shumë e madhe për policinë shqiptare, që këto informacione që na erdhën për persona që kanë ngatërruar uniformën e policisë me atë të grupeve kriminale, minimumi të dalin jashtë sistemit. Maksimumi, të kërkohen të gjithë pasuritë e tyre të vëna në mënyrë të paligjshme. Të shikohet sesi ka qenë bashkëpunimi, se është tribal, bashkëpunon politikani, krimineli, punonjësi i policisë. Jemi në sfidë shumë të madhe për shoqërinë shqiptare. SPAK po jep prova se nuk është strukturë që ndikohet politikisht”.

efektive policie pergjime spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Abu Dhabi: Shqipëria synon më shumë investime nga Emiratet e Bashkuara Arabe

22:40 / September 14, 2026

Goditi me grusht qytetarin gjatë tubimit, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

15:22 / September 14, 2026

Ilir Meta nuk do të qëndrojë më në kafazin e qelqtë

15:17 / September 14, 2026

Të shtënat në barin e plazhit në Athinë, Alket Rizai në kërkim: Duhej të kthehej sot në burg

14:00 / September 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.