Një 29-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në burgun e Trikalasë në Greqi.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një grup të burgosurish shqiptarë u përplasën me thika me njëri-tjetrin dhe për pasojë i riu humbi jetën.
Lajmi raportohet nga mediat greke, të cilat shkruajnë se 29-vjeçari humbi jetën në spitalin e Trikalasë për shkak të plagëve të marra.