Një 26-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Dibrës, në akuzën e përndjekjes.
Sipas burimeve zyrtare të policisë, ndaj tij gjykata ka caktuar dhe masën arrest me burg.
Mësohet se 26-vjeçari përndiqte ish-gruan e tij dhe ka qenë kjo e fundit që ka bërë kallëzim në polici.
NJOFTIMI I PLOTE
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim
Bie në prangat e Policisë një 26- vjeçar për veprën penale “Përndjekje”
Nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, u kap dhe ndalua shtetasi :
A.M, 26 vjeç, banues në Burrel.
Ky shtetas, është shpallur në kërkim nga Shërbimet e Komisariatit të Policië Mat, për veprën penale të “Përndjekjes”, si dhe në ngarkim të tij, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur si masë sigurimi “Arrest në burg”, për këtë vepër penale.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.