Një 34-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Fierit pasi përndqite një shtetase të mitur, vetëm 17 vjeçe.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Përndjekja”, shtetasin N. K., 34 vjeç, banues në Patos, pasi në datën 13.04.2021 ka përndjekur një shtetase të mitur 17 vjeçe”, thotë policia e Fierit.
Sakaq, një 20-vjeçar është arrestuar gjithashtu pasi ka shkuar në shtëpinë e gjyshërve të tij të cilët ishin të pajisur me urdhër mbrojtjeje. I riu ka shkelur kështu vendimin e gjykatës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, shtetasin G. Q., 20 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka shkelur vendimin e Gjykatës, duke shkuar te shtëpia e gjyshërve të tij, të cilët ishin të pajisur me urdhër mbrojtjeje”, thotë njoftimi zyrtar.
