Gjashtë persona midis tyre dy të mitur janë lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor në Kalamaria të Greqisë.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e 16 qershorit, kur për rrethana ende të paditura dy makina u përplasën në zonën e Kalamariasë, përballë Palatakut.
Protothema.gr raporton se të lënduarit janë transportuar në spital dhe se janë jashtë rrezikut për jetën.
