Dy makina janë përplasur pak pas mesditës në kryeqytet, duke lënë të plagosur tre persona, të cilët ishin bllokuar brenda njërit prej mjeteve.
Sipas informacionit paraprak të policisë, të plagosur janë të dy shoferët dhe pasagjerët e njërit prej mjeteve. Të katërt janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësor, por janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia vijon hetimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Video është publikuar nga faqja “Harta Digitale e Aksidenteve Rrugore”.
Tiranë/Informacion Paraprak
Rreth orës 13:30 në Paskuqan janë përplasur dy automjete.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën 3 nga shtetasit që ndodheshin të bllokuar në njërin nga automjetet, A. LL, A. K, G. K, si dhe drejtuesi i njërit nga automjetet shtetasi E. T të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.
Grupi hetimor po vijon punën për sëarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.
