Një tjetër autobus është aksidentuar pasditen e sotme në Tiranë.
Mësohet se ngjarja është e një prej linjave që janë funksionale në kryeqytet, tek bulevardi “Zogu i Parë”.
Bëhet fjalë për autobusin e linjës Selitë-Kristal-Qendër. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga aksidenti në fjalë, por udhëtarët janë trembur. Fotot e mëposhtme tregojnë karrotreci ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të marrë autobusin që siç duket ka dalë jashtë funksionit pas përplasjes.
Aksidentet me urbanë po ndodhin masivisht në Tiranë. Dy ditë më parë, një autobus i linjave urbane ka shfaqur probleme dhe dy persona dolën ta shtynin. Pak ditë më parë një autobus i linjës së Unazës u përplas me një ‘Benz’ dhe të dy mjetet përfunduan në lumin e Lanës. Të lënduar pati, por ngjarja mund të ishte kthyer në tragjedi. Një tjetër urban u përplas me stacionin pranë Bulevardit të ri.
