Aksidenti me vdekje i 10-vjeçarit në Kakavijë tronditi mbarë opinionin publik, ndërkohë sot gjykata ka lënë në burg drejtuesin e ambulancës Admir Golemi. Mësohet se ai ka thënë në gjykatë se fëmija 10-vjeçar i preu rrugën.
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e shtunë, në ditën e tretë të situatës kritike në kufirin grek, ku radha e automjeteve të emigrantëve shqiptarë që prisnin të iknin në Greqi shkoi deri në fshatin Jorgucat.
Mësohet se i mituri 10-vjeçar po rrinte me nënën e tij duke pritur radhën, kur në një moment, sipas dëshmitarëve, ambulanca që ishte me shpejtësi të madhe, e ka përplasur fëmijën që po kalonte rrugën.
