Policia e Skraparit ka bërë të mundur arrestimin pas katër vitesh të 41-vjeçari Fatri Ibro të shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
“Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së parë Përmet me vendim Nr.43 datë 17.12.2015, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, i dyshuar për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”. Ky shtetas dyshohet se bashkë me dy vllezërit e tij po transportonin lëndë narkotike nga Skrapari në Përmet, ku në fshatin Verçisht janë përplasur me armë me 4 persona të tjerë”, thotë policia.
NGJARJA NË TETOR TË 2015
Gazmor Ibro dhe vëllai i tij, Fatri Ibro, u qëllua me automatik në përpjekje për të mbrojtur 100 kilogramë kanabis, sasi të cilën po e transportonin me mushkë së bashku me vëllain e tretë, Ilirjanin. Policia, e cila përmbylli operacionin “Gostomicka”, tha se në fshatin Vercisht vëllezërve Ibro u është bërë pritë nga 4 persona, Roland Pata, Altin Merdani, Stefan Gjoka dhe Elton Abazaj, të cilët të armatosur kanë dashur të grabisin sasinë e lëndë narkotike.
Palët janë përfshirë në përplasje më armë dhe për pasojë mbeti i plagosur Gazmor Ibro. Policia e njoftuar për këtë ngjarje arrestoi Roland Patën dhe Altin Merdanin, ndërsa ka shpallur në kërkim bashkëpunëtoret e tyre Stefan Gjokën dhe Elton Abazjn.
Policia ndërkohë ka arrestuar edhe bashkëjetuesen e Roland Patës, pasi ne banesën ku jetonin përkohësisht u gjetën dhe sekuestruan dy doza kokaine si dhe 5.1 gram hashash.
Në kuadër të këtij operacioni policia ka sekuestruar 100 kilogram marijuanë e cila ishte fshehur në 16 thasë si edhe sasinë e vogël të kokainës. Gjithashtu janë sekuestruar edhe tre automjete dhe gëzhoja automatiku e pistolete në vendngjarje.