Ish-konkurrenti i “Për’Puthen” i cili ka paralajmëruar të tjera bomba, Erjon Geca, ka zbuluar gjithashtu bisedën e tij me opinionistin Konomi.
Erjoni tregon se ka kritikuar ashpër në mesazh Arjanin për gjithçka që kishte ndodhur, duke i thënë “Turp të kesh për talljen që po i bën publikut”, ndërsa opinionisti i është përgjigjur: “M’i prenë të gjitha”, duke lënë të kuptohet se fjala e tij nuk është dhënë në emision.
“Normal që i prenë të gjitha o lumadh, ata kanë në dorë fuqinë e televizionit dhe hedhin ç’të duan e montojnë situatat siç duan. Por kjo s’do të thotë që njerëzit e besojnë, janë përpjekje të kota për mbijetesën e programit. Ti më mirë bëj dorëheqjen dhe lëre atë pjeshkën e rudhosur të bluajë mullirin e saj bosh.”- shkruan Erjoni duke iu referuar Olsës.

