Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Pësoi arrest kardiak, reagon për herë të parë Eriksen: Jam mirë, shpresoj të kthehem së shpejti!

11:25 / June 13, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Eriksen 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fjalë që sjellin lehtësim dhe shpresë, të lëshuara këto nga goja e Christian Eriksen, i cili vetëm një ditë më parë, tronditi të gjithë botën e futbollit nga incidenti që ndodhi mesidën e djeshme gjatë ndeshjes me Finlandën. Këto fjalë, Eriksen ia ka transmetuar drejtuesit e klubit të tij, Interit, të cilët, kanë shprehur hapur shqetësimin ashtu sikurse të gjithë, për ato pak minuta dramatike, që mund të rezultonin dhe fatale.

“Eriksen na dërgoi një mesazh mbrëmë. Ai demonstron harmoninë që ekziston brenda klubit tonë”, tha CEO i Interit, Bebe Marotta, për mikrofonat e Rai.

“Menduam që e gjitha do të ishte situatë dramatike. Por falë ndërhyrjes së shokëve të ekipit të Eriksen te Danimarka, por edhe stafit mjekësor, gjendja e tij është e mirë. Dua të falenderoj të gjithë ata që kanë treguar dashuri për Interin, sporti ka provuar që ka vlera tepër të larta, sa i përket episodeve të tilla. Eriksen tashmë është në duart e mjekëve danezë, ndërsa mjekët tanë, janë në kontakt të vazhdueshëm me ata”, përfundoi Moratta.

Sakaq, për gjendjen e Eriksen ka folur mjeku i klubit zikaltër, Piero Volpi, i cili për mediat italiane ka thënë:

“Ne kemi kaluar një kohë të keqe, jo unë, por e gjithë familja jonë Interiste. Në ditët e ardhshme ai do t’i nënshtrohet ekzaminimeve më të thelluara. E rëndësishme është që është mirë. Ai s’ka paraqitur asnjë problem më përpara, asnjë, qoftë edhe një hije dyshimi që të kuptohet që ka pasur problem”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Granit Xhaka rikthehet te Zvicra, merr sërish shiritin e kapitenit pas pezullimit

14:18 / October 28, 2026

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, lë pas Mbappé dhe Yamal

08:24 / October 27, 2026

Për herë të tretë radhazi, Lamine Yamal fiton trofeun ‘Kopa’!

22:57 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.