Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Pezullohet transferimi në Greqi, lojtari i Armenisë lë futbollin dhe shkon në luftë

13:38 / September 30, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ural Jekaterinburg në Rusi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lufta anulon gjithçka. Mbrojtësi i skuadrës së Ural Jekaterinburg në Rusi, Varazdat Harojan këtë verë siguroi një kalim në Greqi te skuadra e Larisës. Ditët e fundit ai duhej të udhetonte drejt Greqisë për tu prezantuar, por së fundmi destinacioni i udhëtimit të tij është ndërruar.

Harojan do të kthehet në Armeni, atdheun e tij për shkak të luftës me Azerbajxhanin. Shteti armen ka aktivizuar ligjin e luftës, që parashikon se çdo shtetas nën moshën 40 vjeç është i detyruar të vendoset në frontin e luftës për të mbrojtur atdheun e vet.

Kështu, Harojan ka lënë karrierën e tij për momentin dhe është bashkuar me ushtarët e tjerë në luftën e ashpër mes dy vendeve, teksa çdo ditë po humbin jetën dhjetëra persona. Kujtojmë se Azerbajxhani i ka shpallur luftë Armenisë për të marrë një provincë në qytetin e Karabak, e cila deri më tani zotërohet nga Armenia, por shteti azer pretendon se është i tij.

Mësohet se mbrëmjen e sotme do të mbahet një mbledhje e Këshillit të Sigurisë, ku shpresohet të shmanget lufta e plotë mes dy shteteve. Në këtë mbledhje do të luajnë rol kryesor edhe shtetet aleate si Rusia dhe Turqia që kanë shprehur mbështetjen e tyre respektivisht për Armeninë dhe Azerbajxhanin.

“Harojan është mobilizuar si të gjithë qytetarët armenë nën 40 vjeç me ushtrinë. Ai tashmë ndodhet në zonën e luftës,” mësohet t’i ketë thënë agjenti i Harojan presindetit të Larisës, Aleksis Kuias, i cili tashmë do duhet të tërhiqet nga shërbimet e 28-vjeçarit, që është pjesë e pandashme e kombëtares armene.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sot shorti për fazën e ligës së Champions League, mësoni 36 skuadrat e kualifikuara dhe ndarjen në vazo

09:32 / August 27, 2026

Formula 1/ Çmenduria Red Bull, 100 milionë dollarë në vit për Max Verstappen

11:39 / August 23, 2026

Shqipëria U-21 në “Taranto 2026”, Alban Bushi: Shkojmë për të konkurruar dhe për t’u kualifikuar

10:25 / August 19, 2026

FIFA pushon nga puna drejtorin operativ Kevin Lamour

11:57 / August 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.