Piktorja e cila realizoi portretet e 2 vogëlusheve, Malenës dhe Irisit pas vdekjes së tyre ka reaguar fort kundër të ëmës së tyre 33-vjeçare, e cila dyshohet se i vrau ato. “I vrisje dhe më pas më kërkoje që tu bëja portrete. Kam mbetur pa fjalë”, u shpreh piktorja.
Artistja quhet Aleksandra Krezia dhe kishte bashkëpunuar me Roula Pospirgoun për të realizuar porteretet e dy fëmijëve. Pikërisht, Roula Pispirgou është nëna e cila akuzohet se ka gisht në vrasjen e 3 fëmijëve të saj, Malenës, Irisit dhe Georginës.
Piktorja ka bërë një postim në rrjetin social “Facebook” ku ka folur ashpër kundër Roula Pospirgout, menjëherë pasi doli lajmi se kjo e fundit shkoi në paraburgim. Dyshohet se Roula u jepte të bijave substance të rrezikshme toksike për të shkaktuar vdekjen e tyre graduale, pa lënë gjurmë. Megjithatë së fundmi mjekët specialist kanë thënë se kanë gjetur shenja mbytjeje ne trupat e vajzave.
