Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Pistoletë në makinë, tenton ti shmanget policisë. Në pranga pasagjeri

10:07 / April 8, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pistolet 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Lushnjës ka arrestuar një 32-vjeçar pasi ka tentuar ti shmangen policisë. Në momentin e ndalimit të mjetit nga efektivët ai ishte pasagjer në këtë mjet dhe ka tentuar të largohet. Me vete i riu kishte një armë zjarri pistoletë.

Ndërsa gjatë kontrollit në banesë policia i gjeti edhe një armë gjahu.

NJOFTIMI

Lushnjë

Vijojnë kontrollet e befasishme për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që shpërndajnë lëndë narkotike.

Evidentohet dhe goditet një rast i armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte me armë zjarri në automjet dhe tentoi t’i shmangej kontrollit të punonjësve të Policisë duke i kundërshtuar, arrestohet 1 shtetas.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, një armë gjahu dhe 33 fishekë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me FNSH Fier, në zbatim te planit të masave për kapjen e personave të shpallur në kërkim, personave që qarkullojnë me armë zjarri dhe atyre që tentojnë të trafikojnë apo shpërndajnë lëndë narkotike, kanë ngritur pika kontrolli në vende të ndryshme të qytetit të Lushnjës.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë, në lagjen ”Çlirimi”, në vendin e quajtur “Shinat e trenit”, kanë ndaluar një automjet tip “Volksëagen” që drejtohej nga shtetasi E. Z., 28 vjeç, banues në Vlorë.

Në momentin që ky automjet është ndaluar nga punonjësit e Policisë dhe po i nënshtrohej kontrollit, pasagjeri në mjet, shtetasi E. B. (M)., 32 vjeç, ka tentuar të largohet duke kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe ka hedhur në tokë një armë zjarri pistoletë, por është neutralizuar dhe prangosur nga shërbimet e Policisë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 32-vjeçarit, u gjet dhe sekuestrua edhe një armë gjahu pa leje si edhe 20 fishekë luftarak.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe automjeti tip “Volksëagen” dhe 3 aparate celularë.

Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B. (M)., 32 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident tragjik në Francë/ Autobusi me nxënës përplaset me pemën, raportohet për viktima

11:28 / November 6, 2026

Goditet grupi që shiste drogë pranë shkollave në Fier, 4 në pranga dhe një në kërkim

09:37 / November 6, 2026

Tragjedia në Elbasan, inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit në pallate

19:38 / November 5, 2026

E zuri shtylla poshtë, humb jetën elektricisti në Dibër

13:59 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.