Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Plagosja e policit dhe dy të vrarë në ’98, si dhe ekstradimi i parë në 2009. Kush është 45-vjeçari i rikthyer sot nga Belgjika (EMRI)

12:28 / January 9, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ekstradim1 1024x680
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shtetit bën të ditur se është ekstraduar nga Belgjika, Dritan Xhelita, 45 vjeç, i cili është dënuar me 14 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë. Ai është autor i ngjarjes më 2 janar të 1998 të plagosjes së policit Pirro Ymeraj në lagjen “Pavarësia” në Vlorë.

Xhelita ishte ekstraduar dhe njëherë më parë nga Belgjika, pikërisht në vitin 2009, por u la i lirë me një vendim gjykate, e më pas me ankim të prokurorit çështja u rikthye në Gjykatën e Apelit e cila e dënoi me 14 vite burg në vitin 2016.

NGJARJA

Në datën 02.01.1998 në vendin e quajtur lagja “Pavarësia” ne qytetin e Vlorës, në afërsi të banesës së Festim Xhelita, është zhvilluar një përleshje me armë mes punonjësve të policisë Piro Ymeraj e shtetasit Alket Muca me Dritan e Rexhina Xhelita dhe vëllait të tyre Ilir Xhelita.

Nga përplasja me armë kanë mbetur të vrarë Alket Muca e Ilir Xhelita, si dhe të plagosur Piro Ymeraj, Dritan Xhelita e Rexhina Xhelita.

Si shkak që punonjësi i policisë ka shkuar afër shtëpisë së Xhelitajve ka qenë njoftimi në polici i një shtetasi për kanosje me armë nga vëllezërit Xhelita.

Funksionari i Drejtorisë së Policisë Vlorë Piro Ymeraj është nisur menjëherë me mjetin fuoristradë me targa private DI0903A së bashku me shtetasin Alket Muca.

Sapo ka zbritur nga makina Piro Ymeraj i është drejtuar Dritan Xhelitës si shef i krimeve dhe i ka thënë se duhet të shkonte me të në Komisariat. Dritani nuk ka pranuar dhe ndërkohë ka ndërhyrë e motra e tij Rexhina, e cila ka pare që i vëllai po shoqërohej nën armë nga përfaqësuesi i policisë. Ata kanë bërtitur dhe në këtë kohë ka dalë nga shtëpia duke qëlluar me pistolete, vëllai tjetër (viktima) Ilir Xhelita. Punonjësi i policisë për t’iu shmangur të shtënave është futur në një godinë që ishte në ndërtim e sipër duke tërhequr pas vetes Dritan Xhelitën, si dhe duke porositur Alket Muca të mos e linte Ilir Xhelitën të afrohej.
Në këto momente Dritani i është shkëputur nga dora për një çast shefit të krimeve, duke arritur të marrë një pistolete dhe qëlluar në drejtim të tij. Piro Ymeraj ka tentuar të qëllojë me pistoletën e tij, por ajo nuk ka shkrepur dhe në këtë mënyrë është drejtuar për tek makina ku kishte automatikun, por është goditur nga plumba dhe ka rënë përmbys.
Mes Ilir Xhelitës e Alket Muçës është shkëmbyer zjarr deri sa u kanë mbaruar karikatorët dhe të dy kanë humbur jetën.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Analiza e CNN: Trump rrezikon t’i kushtojë sërish humbje republikanëve në vitin 2028

17:34 / November 15, 2026

Sulmuan me armë kishën ortodokse në Jordani dhe vranë nëntë persona, dënohen me vdekje tre autorët

16:07 / November 15, 2026

OSBE vëzhgon drejtësinë: 7 sfida për gjykatat e posaçme

16:02 / November 15, 2026

Tiranë/ Gjendet pa shenja jete në makinë 39-vjeçari, dyshimet e para

15:07 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.