Pak para mesnate dy persona janë plagosur në Fushë Krujë, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Nikël të Fushë Krujës ku personat janë plagosur me armë zjarri. Ata janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë. Policia ka mbërritur në vendngjarje për të sqaruar rrethanat.
Balkanweb bën të ditur se të plagosurit janë hallë dhe nip dhe janë qëlluar me armë zjarri para banesës së tyre.
Ata janë identifikuar si Mariglen Haka, 27 vjeç dhe Shpresa Baka