Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Plakja e popullsisë, këto qytete shqiptare ka vënë poshtë pleqëria

09:19 / March 15, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pensioniste 933x445 765x383 1499255128 92290
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qarqet më të plakuara të vendit janë Gjirokatrsa, Saranda dhe Lezha. Eurostat në statistikat rajonale të Europës përllogariti se më 2017 mosha mesatare në Gjirokastër është 38.2 vjeç, në Sarandë dhe Berat me 37. 2 për secilën, ndërsa në Lezhë dhe në Fier 36.6 vjeç.

Qarqet me moshëm mesatare më të re të popullsisë janë ato të Dibrës, Tiranës dhe Kukësit përkatësisht me 34.4, 34.5 dhe 34.8 vjeç.

Shqipëria ka moshën mesatare të popullsisë më të re në Europë me 35.4 vjeç, por ndryshimet e forta demografike me rënien e lindjeve dhe emigracionin e lartë po krijojnë një proces me të shpejtë plakjes se vendet e Europës, ku mosha mesatare e popullsisë është nga 40-47 vjeç sipas rajoneve.

Në Europë me popullisë më të plakur paraqiten rajonet e Gjermanisë së Veriut me një moshë mesatare 47 vjeç të popullsisë, më pas rajonet më popullinë më të plakur janë në Italinë e veriut dhe në Spanjë. Teksa shtete e lindjes në BE kanë kanë moshën mesatare të popullsisë më të re, të tilla si Rumania, Polonia, Bullgaria dhe në tërësi Rajoni I Ballkanit dhe Turqia, ku mosha mesatare e popullsisë është nën 40 vjeç në shumicën e rajoneve.

Për shkak se struktura e popullsisë po ndryshon me shpejtësi në favor të moshave të vjetra, shumë biznese që nga prodhuesit për tregun e vendas, por sidomos sektori i shitjeve me pakicë dhe shërbimeve, duhet të zhvillojnë projeksione të reja për bizneset e tyre. Ajo që për vende të zhvilluara të Europës ka ndodhur për dekada, në Shqipëri po ndodh brenda vitit. Në vitin 2018, raporti i varësisë së të rinjve (raporti i popullsisë 0-14 vjeç me popullsinë 15-64 vjeç) ka shënuar rënie në krahasim me vitin 2017, nga 26,0% në 25,4%, ndërsa raporti i varësisë së të moshuarve (raporti i popullsisë 65+ me popullsinë 15-64 vjeç) ka shënuar rritje nga 19,4% në 20,1% për të njëjtën periudhë.

Në vitin 2011, kur u bë censi i fundit, varësia e të rinjve ndaj popullsisë në moshë pune ishte 30% dhe për të moshuarit 17%. Përqindja e fëmijëve do të ulet më tej (në 17% në vitin 2020, gjysma e përqindjes së vitit 1989) dhe ajo e të moshuarve do të trefishohet në 15% krahasuar me vitin 1989./ Monitor

21381D0A 0A15 4423 9605 4969F0598869

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit”/ Karakaçi për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë lidhur të gjitha kontratat

15:01 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.