Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Plan për vaksinimin e fëmijëve 12 deri në 15 vjeç? Bino jep lajmin e shumëpritur

19:17 / June 3, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Dilema per vaksinen cili eshte realiteti ne Shqiperi 1024x576 1 750x375 1 696x348 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas vendimit të Agjencive Rregullatore Europiane dhe amerikane, Komiteti i Ekspertëve në vendin tonë do të diskutojë planin për vaksinimin e fëmijëve 12 deri në 15 vjeç

Pfizer do të jetë vaksina që do të aplikohet te kjo grupmoshë.

“Deri tani, vetëm Pfizer ka marrë aprovimin për aplikimin te fëmijët e moshave 12-15 vjeç. Ka dhe vaksina të tjera që janë duke u studiuar, por Komiteti i Ekspertëve në vendin tonë po shqyrton dosjet në lidhje me Pfizer-in.

Vaksinimi i kësaj grupmoshe është një rekomandim që po përpunohet dhe po bëhen planet se si do të zbatohet te fëmijët”, u shpreh për A2 Silva Bino, shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik.

Por, sa zgjat imuniteti i vaksinës ndaj Covid-19? Silva Binos, shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik, thotë se ende nuk ka të dhëna të sakta përtej afatit 6-mujor, kur ka nisur aplikimi i vaksinave.

“Kemi të dhëna që deri 6 muaj kemi një imunitet mjaft të mirë të vaksinës. Duhet të presim nëse ky imunitet do të vazhdojë i tillë brenda vitit apo dhe më pas.

Në bazë të studimeve kemi të dhëna që ata që e kanë kaluar Covid-in, kur bëjnë vaksinën kanë një mbrojtje 20 herë më të lartë. Ky është një element i rëndësishëm që mbështet vaksinimin”.

Instituti i Shëndetit Publik po kryen një studim për efikasitetin e vaksinës në personelin shëndetësor, i cili më së shumti është vaksinuar me Pfizer, një pjesë me AstraZeneca dhe një pakicë e mjekëve me vaksinën kineze. Ky studim do të marrë një vit kohë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Skandali me kremrat kundër diellit, Australia përgatit rregulla më të forta për prodhuesit

15:20 / November 1, 2026

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Ora verore apo dimërore? Studiuesit zbulojnë cila është më e mirë për shëndetin

14:04 / October 24, 2026

Kylie Jenner zbulon sekretin e lëkurës së përsosur, produkti kundër plakjes që po bën namin kushton vetëm 17 dollarë

20:58 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.