Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Plani turistik për Komanin dhe Vaun e Dejës, KESH përzgjedh fituesin që do hartojë projektin

09:09 / December 29, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
koman
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në tetor të këtij viti Korporata Elektronenergjetike Shqiptare (KESH) njoftoi se po kërkonte një kompani që do të kishte në fokus projektimin e shërbimit të transportit ujor HEC Vau i Dejes-HEC Koman dhe krijimi i muzeut historik për zhvillimin turistik të zonës pranë HEC Koman.

Nisma ndoshta ndër më të veçantat të ndërmarra viteve të fundit nga Korporata duke pasur fokus social e turistik dhe jo energjetik tashmë ka edhe emrat e kompanive që do të hartojnë projektin. KESH bëri me dije se Bashkimi i Operatorëve Ekonomik “AVE CONSULTING” SHPK, dhe”CASANOVA +HERNANDEZ ARCHITECTS”, përfaqësuar nga Dega Shqiptare, “LAND&CO” SHPK janë fituesit.

Më herët KESH bëri me dije në dokumente se sa i takon transportit ujor ndërhyrja konsiston në ndërtimin e dy moleve kryesore, një i vendosur afër digës së HEC Vau i Dejës dhe tjetri afër HEC Koman, me kapacitet për tragete e varka private si dhe ndërhyrjen pranë tyre për restaurimin apo rehabilitimin e brigjeve në molet pranë HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës duke mbjellë pemë dhe bimësi (pyllëzimin e zonës) aty pranë”.

Sipas Korporatës distanca fizike midis HEC-eve Koman dhe Vau Dejës nuk është shumë e madhe por rruga automobilistike (Rreth 35 km gjatësi) që përshkruan atë, është tejet e amortizuar dhe jashtë çdo kushti teknik. Rikonstruksioni i saj parashikon një kosto të madhe të saj pasi për shkak të relievit të thyer, ajo kërkon ndërtimin e shumë urave (rreth 30 të tilla) dhe shumë vepra arti.

Për ta ndërtuar atë konform kushteve dhe standardeve teknike bashkëkohore, parashikimi paraprak do të kërkonte investimin e rreth 100 milion Eurove, ndërkohë që transporti ujor nëpërmjet liqenit të Vaut të Dejës është mjaft i thjeshtë, i shpejtë por që nuk shfrytëzohet fare për shkak se nuk ekziston infrastruktura portuale në të”

Lidhur me Molin e Liqenit të Komanit dhe Qendrës së Vizitorëve KESH sqaron se kjo ndërhyrje konsiston në dy komponentë së pari rinovimi i platformës në rregullimin e molit për tragete dhe anije, organizimin e zonave të parkimit të përkohshëm për automjete e autobusë, duke përfshirë hapësira shlodhëse në natyrë të lidhura me shtegun e këmbësorëve.

Së dyti godina e molit përfshin rinovimin dhe shtrirjen e mundshme të kalatës ekzistuese dhe ndërtimin e një godine moli që përfshin një qendër vizitorësh. Ndërtesa e re e terminalit duhet te ketë vende parkimi të përkohshëm dhe shërbime për vizitoret si informacion, biletari, dyqane, pika marrje me qera të varkave e biçikletave, etj.

Një tjetër element i sipërmarrjes së KESH është edhe Muzeu i Hidroenergjisë së bashku me elemente shoqërues për të rritur atraksionin si dhe restaurimi (Mbrojtja, Sistemimi) i bregut ujor pranë digës së Komanit.

“Muzeu i hidroenergjisë të përfshijë një ndërtesë muze me mundësi aksesi në peizazhin natyror, parkim për vizitorët, shtigje shëtitjesh që lidhin objektet kryesore të hidrocentralit dhe pikat e vrojtimit të integruara përgjatë shtigjeve dhe muzeumit.

Restaurimi i bregut ujor pranë digës së Komanit konsiston në zonën trekëndore të tokës që ndodhet midis kanalit të daljes së ujit nga tunelet e shkarkimit dhe kanalit të daljes së ujit nga turbinat e godinë së centralit në HEC Koman. Këtu parashikohet restaurimi i skarpatave, mbjellje bimësie, restaurimi i kishës dhe varrezave të vogla që ndodhen pranë “shtegut të energjisë”, shtegut që krijohet nga rruga e këmbësorëve në atë zone” thuhet në dokumentet e tenderit./ Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Ndryshon kujdesi për fëmijët pa prindër, familjet kujdestare në vend të institucioneve, parashikohen rreth 200 familje në të gjithë vendin

17:23 / October 3, 2026

Buxheti në ‘filtrin’ e Këshillit Fiskal/ Këshilli i Ministrave miraton projektligjin, ja si do të funksionojë institucioni i ri i pavarur

16:43 / October 3, 2026

Rivlerësimi me tatim 5%, Tatimet: Qytetarët dhe bizneset kursyen 156 milionë euro

16:30 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.