Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Plava e Gucia të mos i jepet Malit të Zi”, Ali pashë Gucia kërkon të ndalohen trupat osmane të hyjnë

09:45 / May 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ali pahse gucia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Aurenc Bebja, Francë – “Le Globe” ka botuar, të dielën e 21 dhjetorit 1879, në faqen n°4, rrëfimin e gazetës greke “Neologos” për Ali Pashë Gucinë dhe ndërhyrjen e tij asokohe për të mbrojtur territoret e Plavës dhe Gucisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

1589482499

Lidhja shqiptare, askush s’bën sikur nuk është në dijeni të saj në Kostandinopojë, pra nuk është një mit, ne hasim një provë goditëse të saj në faktet e mëposhtme të raportuara nga gazeta greke “Neologos” :

Një mysliman, Ali Beu, i cili ka një influencë të madhe, së fundmi mblodhi në një takim të madh mes shqiptarësh, bashkatdhetarët e tij, në “Bodchi – Guci”, një fshat fqinj të Plavës. Njëzëri, të gjithë të pranishmit votuan deklaratën e mëposhtme :

“Sulltani dhe fuqitë duhet të paralajmërohen se kombi shqiptar, për asnjë arsye të vetme, nuk do të mbështesë që rrethet (distriktet) e Gucisë dhe të Plavës t’i jepen kujtdo : këto janë me të vërtetë çelësat e pozicionit ushtarak të Shqipërisë së Epërme. Kombi shqiptar u bën thirrje fuqive që nënshkruan traktatet e Berlinit për të kompensuar Malin e Zi me pjesë të tjera territoresh.

Shqiptarët vetë janë të gatshëm t’u japin atyre kompensim monetar. Në rast se, të gjitha ndërhyrjet mbi këtë temë bëhen të padobishme, Porta duhet të mësojë se kombi është i vendosur të mbrojë krahinat e lartpërmendura me të gjitha përpjekjet e tij.”

Për më tepër, po i njëjti Ali Bej urdhëroi guvernatorin e Shkodrës pothuajse në të njëjtën kohë të parandalojë hyrjen e trupave osmane në Plavë dhe Guci. Vetë mullahët (hoxhallarë me shkollë), në këtë rrethanë, nxitën popullin për të bërë një demonstrim për ruajtjen e integritetit të territorit shqiptar. Çrregullimi u bë shpejt kërcënues dhe ushtria mori urdhërin të përdorte armët në rast nevoje.

Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

https://www.darsiani.com/la-gazette/gazeta-greke-1879-ali-pashe-gucia-ka-refuzuar-qe-plava-e-gucia-t-i-jepen-malit-te-zi-dhe-ka-urdheruar-guvernatorin-e-shkodres-te-parandaloje-hyrjen-e-trupave-osmane-ne-kete-vend-deklarata/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

23:01 / June 12, 2026

Festoi me të madhe eliminimin e Sarës, produksioni i Ferma VIP merr vendimin e ashpër ndaj Ermal Mamaqit?

22:19 / June 12, 2026

Flet Ermal Mamaqi, sa është paguar si opinionist i Ferma VIP

22:40 / June 11, 2026

Brikena prezanton vëllain e saj, merr gjithë vëmendjen me pamjen

21:42 / June 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.