Ka kundërshtuar e kanosur inspektorët e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe më pas është larguar.
Sipas burimeve zyrtare shkak ka qenë pretendimi i tij se posedonte një hapësirë plazhi.
NJOFTIMI
Rreth orës 12:10, në plazhin e Radhimës, punonjëtare sit e Agjensisë Kombëtare të Bregdetit, gjatë ushtrimit të detyrës për kontrollin e plazheve janë kundërshtuar nga një shtetas, i cili pretendonte se posedonte një hapësirë plazhi në këtë zonë.
Si pasojë e konfliktit, shtetasi E. A, dyshohet se ka kanosur punonjësit për shkak të detyrës dhe më pas ky shtetas është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekie të këtij shtetasi dhe po punohet për kapjen e tij.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
