Pas rritjes së numrit të deputetëve të opozitës së re, dhe krijimit të grupeve parlamentare, ka ndryshuar dhe përbërja e komisionit për reformën zgjedhore. Tashmë ai do të ketë 10 anëtarë, pesë nga maxhoranca dhe pesë nga opozita.
Sipas përbërjes së re, nga Partia Socialiste do të jenë Damian Gjiknuri, Bashki Fino, Klotilda Ferhati, Blerina Gjylameti dhe Alket Hyseni.
Ndërsa nga opozita do të jenë Rudina Hajdari, Andi Përmeti, Ralf Gjoni dhe Nimet Musaj. Këto ndryshime pritet të votohen të enjten në seancën parlamentare.
Javën e shkuar socialistët pranuan kështu kërkesën e opozitës së re në Kuvend, duke pranuar të diskutojnë ndryshime në sistemin zgjedhor. Opozita e re ishte shprehur se nuk do të ulej në komision pa u plotësuar ky kusht.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka dërguar një letër Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ku i kërkon ndryshime në vendimin për Komisionin e Reformës Zgjedhore.
Kreu i Grupit Socialist, Taulant Balla i kërkoi Kuvendit që afati i Komisionit të Reformës Zgjedhore që është deri më 5 maj të zgjatet deri në 28 nëntor dhe pjesë e veprimtarisë së Komisionit, të shtohen edhe çështjet e sistemit zgjedhor në Shqipëri.