Teksa po afron dhe përfundimi i afatit Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka njoftuar për dy aplikime të reja për SPAK, dhe bëhet fjalë për dy prokurorë të Krimeve të Rënda.
Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi janë ata që i shtohen listës së kandidatëve për Strukturën e posaçme të hetimit të korrupsionit.
Kondili njihet si prokuror i dosjes së vendosjes së tritolit në farmacinë e babait të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ai që ka bërë veprimet e para të sekuestrimit të 613 kg kokainë në Portin e Durrësit..
Ndërsa Eneid Nakuci u bë i njohur si prokurori që duhet të hetonte çështjen “Shullazi” duke paraqitur raport mjekësor për të hequr dorë.
Deri më tani numri i aplikimeve për SPAK ka arritur kuotën e 5 kandidatëve. I pari që kandidoi ishte Klodian Braho, e pas tij Besnik Muçi dhe Anton Martini. Aplikimet për 15 vende në SPAK janë të hapura deri më 6 shkurt.
